Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës, pranë tregut lokal. Flakët kanë përfshirë disa biznese, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth. Në ndihmë të forcave […]
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës, pranë tregut lokal.
Flakët kanë përfshirë disa biznese, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Durrësit, për përballimin e flakëve që kanë përfshirë tregun e Plazhit, janë nisur edhe zjarrfikësit nga Kamza.
Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes, mbështetja nga forca shtesë është bërë e domosdoshme për vënien nën kontroll të situatës. /Euronews.al/















