Përfshirja e Ivanoviq në “Rojet e Urës”, flet dëshmitari dhe i mbijetuari i i një masakre

I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Isa Mustafa, i mbijetuari dhe njëherit, dëshmitari i përfshirjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq tregon se si Ivanoviq kishte dhënë urdhëra për ekzekutime ndonëse të njëjtat nuk i kishte kryer vet

Isa Mustafa, i mbijetuar dhe dëshmitar për krimet e Oliver Ivanoviq

Është Isa Mustafa personi i cili i mbijetoi një masakre e për të cilën edhe dëshmoi për përfshirjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në “Rojet e Urës”.

I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Mustafa tregon se si Ivanoviq kishte dhënë urdhëra për ekzekutime ndonëse të njëjtat nuk i kishte kryer vet.

Pjesë e përgjigjeve të Mustafës, të martën në “Debat Plus”

Zotëri Mustafa, ju keni dëshmuar në kohë të UMNIK-ut për përfshirje të Oliver Ivanoviq tek “Rojat e Urës” dhe zullumin ndaj shqiptarëve?

Mustafa: “Unë kam dëshmuar për rastin e 14 prillit të vitit 1999, masakrën e kryer në “Lagjen e Kovaçëve” në Mitrovicë. Në atë masakër janë ekzekutuar 24 veta, nën urdhërin e Oliver Ivanoviqit. Janë edhe 7 pas asaj nate. Domethënë, ajo lagje ka të përfshirë 31 të vrarë. Si lagje, është shumë e dëmtuar”.

Dhe ju e keni parë vet personalisht Oliver Ivanoviqin?

Mustafa:“Po, e kam dëshmuar edhe gjatë seancave gjyqësore që gjithnjë Oliver Ivanoviqi ka dhënë urdhëra për ekzekutime. Nuk ka ekzekutuar por i ka dhënë urdhërat për ekzekutime, ekzekutuesit kanë qenë të tjerë, edhe gjatë kohës së UMNIK-ut, edhe gjatë kohës së EULEX-it. Më 23 nëntor të vitit 1999, për herë të parë e kam deponuar dëshminë në gjyq, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Që nga ajo datë e deri sa është kryer gjykimi i Oliver Ivanoviqit, unë kam qenë gjithnjë prezent dhe gjithnjë e kam paditur në të njëjtën formë dhe në të njëjtin rast.”

A e keni parë personalisht duke dhënë urdhër për vrasjen e shqiptarëve Oliver Ivanoviqin? Cila ka qenë dëshmia juaj?

Mustafa:“Dëshmia ime ka qenë, kur kemi ardhur të rënditur në vendin e ekzekutimit, e ka pyetur dikush nga grupi i tyre se “Shef, çka do bëjmë me ta”, dhe Oliveri i drejtohet ‘nuk ke ç’ka të më pyesësh. Vepro sipas urdhërave të dhënë’ dhe me automatizëm, kanë filluar ekzekutimet pas atyre fjalëve. Oliver Ivanoviq ka qenë me largësi shumë afër meje dhe e kemi identifikuar, dikush kush e ka njohur më mirë, dikush që nuk e ka njohur. Kryesorja, unë e kam parë 7-8 metra Oliver Ivanoviqin kur edhe i ka dhënë ato urdhëra për ekzekutim”

Ju e keni takuar më pas Oliver Ivanoviqin?

Mustafa: Vetëm gjatë seancave gjyqësore.

Dhe cila ka qenë përgjigja e tij në raport me dëshminë tuaj?

Mustafa: Asnjëherë ai nuk është përgjigjur sepse ka pasur avokatin. Të gjitha përgjigjet janë bërë përmes avokatit që Oliveri nuk i ka bërë këto masakra. Por, gjithnjë gjatë seancave, unë e kam vërtetuar prezencën e Oliver Ivanoviq, gjë që edhe e vërtetuar e faktikisht edhe e gjykuar nga ana e gjyqit me nëntë vite burgim.

Në një komunikatë të 3 shkurtit 2019, partia e Albin Kurtit thoshte se dënimi i politikanit serb Oliver Ivanoviq ishte gjysmak, derisa e akuzonte për vrasjen e dëbimin e shqiptarëve të rënë me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000. Në ditët e sotme, 4 vjet më pas kryetari i kësaj partie e tashmë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lartësoi figurën e kontributin e Ivanoviq në një video të veçantë në përvjetorin e vrasjes së tij. Një pyetje lidhur me këtë iu parashtrua edhe Mustafës.

Dhe, kur e keni parë këtë deklaratë të Kryeministrit, Albin Kurti, si e keni pritur?

Mustafa: Ndoshta nuk jam unë aq kompetent t’a gjykojë një kryeministër por nuk më ka ardhur mirë si një i mbijetuar i masakrës se në atë masakër kam pasur edhe një njeri të familjes time, kam pasur shokë e e kanë përjetuar rëndë të gjithë. Me çfarë qëllime, unë nuk dua të hyjë në detaje më të mëdha se nuk jam një njeri kompetent ta analizojë deklaratën e Kryeministrit, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika