Ministria e Tregtisë e Kinës ka reaguar të shtunën kundër vendimit të Bashkimi Evropian për të përfshirë kompani kineze në paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusia, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre nga lista.
Sanksionet e BE-së synojnë furnizues nga vende të treta që ofrojnë teknologji të avancuar, përfshirë kompani me bazë në Kinë që dyshohen se furnizojnë mallra me përdorim të dyfishtë ose sisteme armësh për industrinë ushtarake ruse.
Sipas një deklarate zyrtare, ky veprim bie ndesh me marrëveshjet dhe mirëkuptimin e arritur mes Kinës dhe BE-së, duke dëmtuar besimin reciprok dhe stabilitetin e marrëdhënieve mes tyre.
Autoritetet kineze paralajmëruan se do të ndërmarrin masa për të mbrojtur interesat e kompanive të tyre, duke shtuar se pasojat e këtij vendimi do të bien mbi BE-në.