Përfundimi i shkollës në burgun e Dubravës, diplomojnë 33 të dënuar

33 të dënuar në Burgun e Dubravës gjatë së mërkurën kanë përfunduar vitin shkollor 2022-2023- duke marrë kështu dëftesat e diplomat. Ata u shprehën të kënaqur me aftësimet që i kanë marrë, njësoj edhe profesorët e tyre. Drejtori I qendrës korrektuese bën me dije se në të ardhmen diplomat e tyre jashtë nuk do të paraqiten si diploma të burgut por të shkollave normale

Pamje nga burgu i Dubravës, 26 korrik 2023.

Në shikim të parë, duket diplomë normale e shkollës së mesme, por ai që e ka marrë e as vendi ku është përfunduar shkollimi nuk është i zakonshëm.

Faton Hajrizi është veç njëri nga shumë të dënuarit në Burgun e Dubravës, që të mërkurën përmes një ceremonie diplomuan në shkollimin parauniversitar.

E këto janë vec disa prej klasave që Fatoni e të dënuarit e tjerë, kanë ndjekur mësimin përgjatë tri viteve, e që entuziazmin për këtë sukses nuk e fshehin aspak.

“Është kënaqësi e imja që mas 22 viteve kam arrit me kry shkollën e mesme, gjë që e kam pas ëndërr jetësore. Të gjithë profesorët kanë qenë të shkëlqyeshëm me mu, moti e kam kërkuar të drejtën time për shkollë, këta njerëz ma kanë japë mundësinë me ecë përpara dhe unë kam pas interesim, dhe ja kam lehtësuar jetën vetit në vuajtjen e dënimit, e kam kry një shkollë që më duhet për jetën kur dalë. “, ka deklaruar Faton Hajrizi, i dënuar.

Të tjerë morrën dëftesën për klasën e 10-të e të 11-të, teksa tregojnë se ndjekja e mësimeve në burg, për ta ka qenë e njejta me atë në liri.

“E përfundova klasën e dhjetë drejtimi makineri teknike, kena kalu mirë, jena kanë të angazhum në shkollë qetu. Jena aftësu se kena kalu mirë sikurse në liri me qenë, e kena pas drejtorin e mirë, profesorët e mirë, skena mujt me dallu sikurse prej lirisë njejtë, na kanë dasht”, ka thënë një i dënuar.

Dëftesat e diplomat i morrën një nga një, duke u uruar nga profesorët, dhe udhëhesit e Shërbimit Korrektues.

E në jetën postpenale, këtë diplomë do të mund ta përdorin pa problem, pasi sipas drejtorit të qendrës korrektuese në Dubravë, në të nuk figuron se është marrë në burg.

“Sipas mësimdhënësve që edhe ju ishit dëshmitarë këta të burgosur kanë treguar një rezultat të lartë, me c rast kanë marrë edhe diplomat. Këto diploma nuk figurojnë se kanë përfundu shkollën në Burgun e Dubravës, mirpo janë diploma sikurse të kryhet në një shkollë në liri.”, ka deklaruar Avni Miftari, Drejtor i Burgut të Dubravës.

Në këtë qendër kanë diplomuar 33 nxënës të cilët vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale.

 

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika