Përfundojnë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll

Kanë përfunduar negociatat midis delegacionit rus dhe atij ukrainas, të cilat u mbajtën të martën e 29 marsit në Stamboll.

Pas bisedimeve, David Arakhamia, zyrtar nga delegacioni ukrainas, ka deklaruar para mediave se kanë nevojë për më shumë vende garantuese, përfshirë këtu edhe Turqinë.

Përveç Turqisë, vendet e tjera që administrata e kryeqytetit ukrainas, Kievit, ka nevojë t’i shohë si garantues janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Polonia, Kanada dhe Izraeli.

“Duam një garanci të ngjashme me nenin e pestë të NATO-s. Me këtë nen, në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, konsultimet do të nisin me vendet garantuese brenda tri ditësh dhe nëse nuk mund të arrihet një zgjidhje diplomatike, vendet garantuese do të jenë në gjendje të na ofrojnë trupa dhe armë”, ka thënë ai, përcjellë BBC.

“Është çështje parimore për ne që të arrijmë marrëveshje për këto nene kryesore”, është shprehur Arakhamia, teksa ka shtuar se donin që vendet garantuese të ftoheshin në negociata brenda dy javësh.

Para bisedimeve, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne besojmë se një paqe e drejtë nuk do të ketë humbës, dhe një konflikt i zgjatur nuk është në interesin e askujt”, u ka thënë Erdogan negociatorëve rusë dhe ukrainas.

Në mesin e anëtarëve të delegacionit ukrainas, të cilët ishin në tryezën e bisedimeve, ishte  edhe kreu i fraksionit të “Shërbëtorit të Popullit” David Arakhamia.

Përveç tij, të pranishëm ishin edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltari i kreut të zyrës së presidentit Mykhailo Podolyak, kreu i delegacionit ukrainas në TCG, Andriy Kostin, deputeti i popullit Rustem Umerov dhe zëvendësministri i Jashtëm, Mykola Tochitsky dhe zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit, Kirill Timoshenko.

Rusia do të shkurtojë aktivitetin e saj ushtarak të fokusuar në Kiev

Rusia ka vendosur të shkurtojë në mënyrë drastike aktivitetin e saj ushtarak të fokusuar në Kiev dhe Chernihiv.

Kështu ka thënë zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, pas bisedimeve midis ekipeve negociuese ruse dhe ukrainase në Stamboll.

Kurse, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, kanë pretenduar se “disa njësi” të ushtrisë ruse po tërhiqen nga frontet e betejës në kryeqytetin, Kiev, dhe nga qyteti verior, Chernihiv.

Kremlini thotë se dialogu midis Rusisë dhe SHBA-së është ende i nevojshëm

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dialogu midis Rusisë dhe SHBA-së është ende i nevojshëm.

“Dialogu ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm në çdo rast, jo vetëm në interes të të dyja vendeve tona, por, edhe në interes të të gjithë botës”, është shprehur Peskov.

Sipas tij, herët apo vonë, SHBA-të dhe Rusia do të duhet të flasin për çështje të stabilitetit strategjik, sigurisë dhe çështjeve të tjera.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika