Kanë përfunduar takimet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, në nivel të kryenegociatorëve, ku besohet të jetë diskutuar për tensionet në veri e po ashtu edhe për marrëveshjet e mëparshme.

Pas pak, pritet që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ta japë një prononcim për media, lidhur me diskutimet me përfaqësuesit evropianë.

Takimi mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit nuk dihet se a ka ndodhur, derisa ky edhe ishte synim i ndërmjetësuesve.