Përfundon afati për deklarimin e pasurisë, mbi 500 zyrtarë nuk e deklarojnë atë

Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se rreth 550 zyrtarë nuk i janë përgjigjur kërkesës për deklarim të pasurisë, edhe pse afati ligjor, sipas kësaj agjencie, përfundon të enjten.

Përmes një komunikate për media, AKK-ja u ka bërë thirrje atyre që ende nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.

Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 ka qenë një muaj, nga një marsi deri më tridhjetë e një mars të vitit 2022.

“Agjencia kundër Korrupsionit rikujton zyrtarët e lartë publikë që mosdeklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Formulari i deklarimit, sipas AKK-së, mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e tyre gjatë orarit të rregullt të punës ose të skanohet dhe të nënshkruhet nëpërmjet adresës elektronike të tyre.

Ligji për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë, sipas nenit gjashtë paragrafi një, bëhet gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik nga data një mars deri më tridhjetë e një mars të çdo viti kalendarik.

Pas deklarimit të pasurisë, zyrtari i lartë publik, brenda afatit të paraparë, duhet të deklarojë çdo ndryshim në gjendjen e pasurisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika