Përfundon armëpushimi, rifillojnë sulmet në Gazë

Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit kanë rifilluar në Gazë pas ndërprerjes shtatëditore për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e shkatërruar. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se rifillimi i luftimeve u shkaktua nga shkelja e armëpushimit nga Hamasi

Tymi duke u ngritur lart mbi ndërtesa, pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, të premten më 1 dhjetor 2023.

Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit rifilluan në Gazë pas ndërprerjes shtatëditore që bëri të mundur shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e shkatërruar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të premten se rifillimi i luftimeve vjen pas shkeljes së armëpushimit të përkohshëm nga Hamasi dhe një sulmi me raketa nga grupi militant ndaj Izraelit.

Ndërkohë, gazeta New York Times njofton se Izraeli kishte njohuri paraprake për një plan të detajuar të Hamasit për të sulmuar Izraelin, por zyrtarët e zbulimit e nënvleftësuan duke menduar se Hamasi nuk kishte aftësi për ta kryer atë.

Dokumenti prej afro 40 faqesh me emrin e koduar “Jerico Wall”, i analizuar nga New York Times, përshkruan se si Hamasi do të kryente një sulm të shumëfishtë ndaj pozicioneve izraelite të mbrojtjes dhe do të merrte nën kontroll qytete. Në dokument nuk përfshihej një datë e caktuar për sulmin.

Gazeta thotë se zyrtarët e ushtrisë dhe zbulimit izraelit kishin njohuri për planin më shumë se një vit përpara sulmit të 7 tetorit. Nuk është e qartë nëse edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte në dijeni të tij.

Qeveria izraelite nuk ka reaguar ndaj njoftimit të gazetës. Megjithë rifillimin e luftimeve, ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë të negociojnë për ndalimin e tyre, shkruan VOA.

Ushtria izraelite tha në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, se kishte “ndaluar me sukses” raketën e lëshuar nga Gaza. Hamasi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 32 njerëz humbën jetën në orët e para të sulmit të së premtes. Fletëpalosjet e lëshuara nga Izraeli në Khan Younis në Gazën jugore po i këshillojnë njerëzit të shkojnë drejt jugut për sigurinë e tyre.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika