Përfundon bastisja në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Avokati i familjes, Artan Qerkini, ka marrë përsipër të përfaqësojë familjen në këtë rast dhe ka thënë se disa dokumente janë sekuestruar nga shtëpia, por nuk ka dhënë informacione për përmbajtjen e tyre dhe për çfarë rasti bëhet fjalë

Liridon Llozani, gazetar nga RTV Dukagjini.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, gazetari nga RTV Dukagjini, Liridon Llozani, ishte i lidhur drejtpërdrejt në lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes, respektivisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku EULEX-i kishte filluar të bastiste banesën e heronjve kombëtarë, Bahri e Fahri Fazliu.

“Mund ta konfirmoj së shtëpia e familjarëve të heronjve kombëtarë, Bahri e Fahri Fazliu është bastisur në lagjen ‘Bregu i Diellit’. Avokati i familjes është Artan Qerkini, dhe i njëjti nga tregoi se personat të cilët kanë kryer bastisjen nuk është se kanë pasur uniformat të cilat i evidentojnë si pjesëtarë të EULEX-it. Sipas tij, në shtëpinë e heronjve Fazliu janë sekuestruar disa dokumente për përmbajtjen e të cilave avokati Qerkini nuk ka treguar dhe nuk ka dhënë informacione dhe ka refuzuar të tregojë se për cilin rast bëhet fjalë”, ka thënë Llozani.

Tutje, ai ka theksuar se “përveç avokatit Qerkini, ka folur edhe Fahri Fazliu, i cili është nipi i heronjve Fazliu. I njëjti ka thënë se para 3 vjetësh ka qenë i ftuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo i njëjti nuk ka treguar se për cilin rast bëhet fjalë”.

“Bastisja ka filluar në orët e mëngjesit dhe mund ta konfirmoj se bastisja tashmë ka përfunduar dhe po besoj që do të ketë edhe ndonjë njoftim zyrtar nga Gjykata Speciale se për çfarë arsye është kryer kjo bastisje dhe çka është gjetur në këtë banesë”, ka përfunduar Llozani.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se ZPS-ja po vazhdon me filma, pasi nuk kanë fakte.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, thotë ai në reagimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Fahri Fazliu, më 2 nëntor të vitit 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ndërsa, vëllai i tij, Bahri Fazliu, ka rënë heroikisht më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika