Përfundon bastisja në shtëpinë e Bashkim Smakajt, avokati: Ai nuk është i dyshuar

Ka përfunduar bastisja e hetuesve të Prokurorisë së Specializuar në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt dhe avokati i tij, Artan Qerkini ka thënë se ai nuk është i dyshuar

Artan Qerkini, avokat

Tashmë ka përfunduar bastisja e hetuesve të Prokurorisë së Specializuar së Hagës në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakajt.

Avokati i tij, Artan Qerkini ka thënë se bastisja ka filluar në orën 8 të mëngjesit.

Qerkini në një deklarim para gazetarëve ka thënë Smakaj nuk është evidentuar si i dyshuar.

“Z. Smakaj fare nuk është evidentuar në këto dokumente si i dyshuar”, ka thënë avokati Smakaj.

Ai ka pyetur se “si ka mundësi që të kenë qasje në shtëpinë e një ish-shefi të shërbimit të inteligjencës persona që nuk e kanë certifikatën e sigurisë”.

Qerkini ka bërë të ditur se janë marrë disa dokumente, të cilat nuk dihen se të çfarë rëndësie janë.

“Dokumentet janë marrë. A është marrë ndonjë dokument që është i ndjeshëm për sigurinë e shtetit të Kosovës, kjo mbetet të shihet”, ka thënë avokati në një deklarim para gazetarëve.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika