Përfundon dëshmia e Musli Halimit në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi, ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës

Salih Mustafa - ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Musli Halimi – dëshmitari i 11-të i mbrojtjes së Salih Mustafës, ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues, derisa ka thënë se gjatë qëndrimit në fshatin Zllash, nuk ka pasur kontakt me ndonjë anëtarë të njësisë së BIA-s.

Ai ka theksuar se në këtë fshat kishte qëndruar rreth tre muaj radhazi, ku siç ka thënë ai, ishte në krye të qëndrës stërvitore, ku për detyrë kishte trajnimin e kadetëve.

“Jo vetëm BIA por me asnjë person apo ushtar përpos kadetëve nuk kam pasur kontakte në qendrën stërvitore. Vetëm kadetët, instruktorët, qasje në qendrën stërvitore nuk ka pasur dikush tjetër, kjo ka qenë edhe e ndaluar nuk ka mundur kushdo të vijë aty të manipulojë apo bashkëpunojë me kadetë, kjo ka qenë e ndaluar”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi

Dëshmitari Halimi, ka potencuar se gjatë qëndrimit të tij në Zllash, dhe se nuk e kishte për detyrë që të merrej me të dhënat e personave që i ka trajnuar.

“Kadetët që kanë ardhur në qendrën stërvitore, unë nuk jam marrë me biografinë e tyre apo ardhjen e tyre, kjo është parapërgatitë dhe lista ka ardhur e saktë, pra nuk ka qenë detyrë e imja të merrem me të dhënat apo biografinë e çdo njërit kush është çka është, por detyrë e imja ka qenë trajnimi dhe me iu përmbajt listës së ardhur nga Brigada 153”, ka thënë Halimi.

Ai ka deklaruar se informacionin për arrestimin e Mustafës e ka marrë përmes mediave.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi

Ndërkaq, Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Salih Mustafa – ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj Mustafës, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.

Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

Dëshmitari: Salih Mustafa më ka ndihmuar kur jam plagosur

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika