Përfundon dëshminë ish-ushtari i UÇK-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Dëshmitari i 81-të, i cili mbanë kodin W04764, ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky dëshmitar të mërkurën është marrë në pyetje nga trupi gjykues dhe dëshmia e tij u dëgjua e tëra në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari W04764 filloi dëshminë të martën. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Sarah Clanton, ky dëshmitar është ish-pjesëtar i UÇK-së.

Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se do të bëjnë pushim për pak që t’i jepet mundësia ZPS-së që të bëjë përgatitjet për dëshmitarin e radhës.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika