Përfundon dislokimi katërmujor i Batalionit të Rezervistëve të KFOR-it

Njësia e KFOR-it e Batalionit të Rezervistëve Operacional të Italisë ka përfunduar dislokimin katërmujor

Njësia e KFOR-it e Batalionit të Rezervistëve Operacional të Italisë ka përfunduar dislokimin katërmujor me një ceremoni të organizuar në Pejë.

KFOR-i ka njoftuar se Njësia përbëhet nga regjimenti 186 i parashutistëve italianë “Folgore”, dhe me personel shtesë nga ushtria italiane dhe karabinierë.

Koloneli Giovanni Corrado është nderuar me medalje në shenjë mirënjohjeje.

“Do të doja që ky të ishte moment i njohjes së shpirtit me të cilin ky grup i shkëlqyer u përball dhe realizoi misionin e tij”, ka thënë Corrado.

Corrado ka thënë se trupat e këtij njësiti treguan besueshmëri në rolin e tyre.

Gjenerali Federico Bernacca ka thënë se KFOR-i po i vazhdon përpjekjet e vazhdueshme të garantimit të sigurisë.

Zëvendësshefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, është shprehur se KFOR-i është në gatishmëri të zbatimit të të gjitha detyrave.

Pjesëmarrës gjatë kësaj ceremonie ishin edhe gjeneralmajori Pietro Barbano, komandanti i Komandës Rajonale, Fracesvo Ferrara, komandanti i Njësisë së Specializuar, Massimo Rosati dhe komandanti i Policisë Ushtarake të Komandës Rajonale, Francesco Giangreco.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika