Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”, ku morën pjesë gjithsej 44 ushtarakë nga vendi dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sipas njoftimit të Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, titulli “Ushtari më i mirë 2026” nga radhët e FSK-së i është dhënë OR2 Elvis Qitaku ndërkaq në vendin e dytë u rendit OR3 Ismail Ahmeti, ndërsa i treti OR3 Sead Vesli, njofton Dukagjini.
Në konkurrencën ndërkombëtare, tre vendet e para u fituan nga pjesëtarët e ushtrisë së Shqipërisë.
Nga Ministria e Mbrojtjes u theksua se kjo garë dëshmon nivelin e lartë të profesionalizmit, gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së Forca e Sigurisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave euroatlantike.