Përfundon intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

Ka përfunduar intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë

Ka përfunduar intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.

E.K para prokurorisë është mbrojtur në heshtje, duke thënë se qëndron prapa asaj që ka deklaruar në Polici.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka marrë në pyetje njërin prej të miturve, Eltion Kadriu në procedurën përgatitore, i cili është i dyshimtë për ‘vrasjen e rëndë’ që ka ndodhur me 14 janar 2024. Si pasojë e sulmeve ka vdekur Lulzim Fejzullahu, i moshës 18-vjeçare. I njëjti ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje dhe pse paraprakisht ka deklaruar se mbetet pranë deklaratës që ka dhënë në Polici. Dhe në pyetjen time, për një person i cili ka qenë i sulmuar nga ky para dy viteve, ai ka refuzuar të përgjigjet”, ka thënë Gashi.

Avokati i mbrojtjes i të dyshuarit, Skender Musa, ka thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe i vjen keq për ngjarjen që ka ndodhur.

“Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale që pat i mituri, edhe për faktin se është duke përdorur medikamente mjekësore, vetëm të shpreh keqardhje të rastit të ndodhur. Këtë fazë nuk pat mundësi me u deklaru, dhe i qëndron sipër krejt deklarimeve që i ka jep në Polici”, ka thënë Musa.

Prezent ka qenë edhe avokati i familjes së viktimës, Tomë Gashi, i cili tha se “i njëjti ka disa vepra të tjera penale, dhe se prova kryesore në këtë rast është videoja e shfaqur në rrjete sociale”.

“Eltion Kadriu ka së paku nëntë apo dhjetë vepra penale, duke filluar prej rasteve ‘tentim për vrasje apo vrasje në tentativë,  lëndimet e rënda trupore dhe vepra të tjera të ngjajshme, tek të cilat i ka edhe dy vepra të tjera aktive, e i cili është deklaruar se kinse nuk është në dijeni”.

Për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika