Përfundon “Kupa e Pavarësisë 2023” nga Federata e Shigjetarisë së Kosovës
Për nder të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, Federata e Shigjetarisë dhe Shenjëtarisë “Qëndresa”, ka mbajtur “Kupën e Pavarësisë 2023”, ku kanë marrë pjesë shumë klube të shigjetarisë në vend dhe nga Shqipëria. Presidenti i Federatës, Agon Mala, ka ndarë mirënjohje për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit, për […]
Për nder të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, Federata e Shigjetarisë dhe Shenjëtarisë “Qëndresa”, ka mbajtur “Kupën e Pavarësisë 2023”, ku kanë marrë pjesë shumë klube të shigjetarisë në vend dhe nga Shqipëria.
Presidenti i Federatës, Agon Mala, ka ndarë mirënjohje për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit, për mbështetjen e dhënë në aktivitetet e kësaj shoqate.
Mirënjohjen e ka pranuar drejtoresha e DKRS-së, Enkela Dema, e cila ka përgëzuar Federatën e Shigjetarisë për sukseset e arritura edhe në nivel ndërkombëtar.
Dema ka shtuar se Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të jetë në mbështetje edhe në të ardhmen për të gjitha klubet, sidomos atyre që kanë suksese përtej kufijve.
“Kupa e Pavarësisë 2023” është mbajtur në Palestrën “Hysni Jetullahu” në Poklek të Ri dhe ne këtë garë kanë marrë pjesë klubet e shigjetarisë “Ferronikeli” nga Drenasi, “Qëndresa” në Tërteniku, “Luzhnica” nga Suhareka, “Gërmia” nga Prishtina, “ProPerformancë” nga Mitrovica, “TS” nga Peja, Shigjetaria Tradicionale nga Prizreni si dhe Klubet “Teuta Archery” nga Durrësi, Elbasan Archery nga Elbasani dhe “Studenti” nga Tirana.

Në hapjen e kësaj gare të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ishte prezent edhe Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ismet Krasniqi, president i Komunitetit Olimpik të Kosovës, si dhe Enkela Dema, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit.
Më poshtë ju prezantojmë rezultatet e kësaj gare;
3 Elvin Shytaj Teuta Archery ALB 510 rrathë
Hark i zhveshur barebow Senior/Meshkuj:
3 Arton Tahiri KSH ProPerformance 157 rrathë
Hark olimpik recurve Junior/Meshkuj:
3 Florian Berisha KSH Luzhnica 363 rrathë
Hark olimpik recurve Pionier/Meshkuj:
3 Xhoel Xhavara Teuta Archery ALB 348 rrathë
Hark Tradicional Pionier/Meshkuj:
3 Raonar Zogaj KSH Tradicionale 14 rrathë
Hark Tradicional Pionier/Femra:















