Përfundon ndeshja, Kosova humb 0:2 ndaj Greqisë
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës (2-0) në kuadër të Ligës së Kombeve. Helenët kanë fituar me rezultat minimal takimin e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Në minutën e 99-të Greqia dyfishoi rezultatin 2:0 ndaj Kosovës. Në minutën 90+3 kishte një […]
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës (2-0) në kuadër të Ligës së Kombeve.
Helenët kanë fituar me rezultat minimal takimin e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Në minutën e 99-të Greqia dyfishoi rezultatin 2:0 ndaj Kosovës.
Në minutën 90+3 kishte një harkim nga ana e Kosovës, por topi nuk arriti ta gjente golin, pasi u devijua në vijën fundore.
Në minutën 90-të, u dhanë tetë minuta lojë shtesë, për shkak të ndërprerjes nga tifozët helenë.
Ndërsa, Kosova edhe në minutën 89-të vazhdoi me përpjekje për ta barazuar rezultatin.

Rashica krijoi një rrezik për kundërshtarët në minutën e 84-t, por që topi përfundoi mbi portë.
Në minutën e 79-të qe një situatë e dyshimtë për penallti për Muriqin, por gjyqtari tha se nuk ishte penallti.
Pas një ndërprerjeje rreth pesëminutëshe, përsëri filloi ndeshja në Panthessaliko Stadium në Volos.
Tifozët vendas hodhën gjësende dhe mjete piroteknike në fushë pas golit të epërsisë.
Ndërsa, lojtarët e Kosovës u ankuan të gjyqtarët dhe delegatët. Kurse, futbollistët grekë shkuan t’i qetësonin tifozët e tyre.















