Pas më shumë se 90 minuta lojë, ka përfunduar ndeshja në mes të Polonisë dhe Francës.

Përballja e këtyre skuadrave përfundoi me një barazim prej 1 me 1, pavarësisht shumë mundësive që patën dy skuadrat, sidomos ajo franceze.

Polonia barazon rezultatin me Francën

Polonia ka barazuar rezultatin me Francën.

Nga një penalti e krijuar e cila u përsërit, për polakët nga pika e bardhë ka shënuar Lewandowski në minutën e 79-të.

Nga penaltia Franca shënon gol ndaj Polonisë

Franca nga një penalti e krijuar ka shënuar golin e parë në ndeshje.

Në minutën e 56-të nga pika e bardhë ka dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit Mbappe.

Pjesa e parë pa gola në mes të Francës dhe Polonisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Francës dhe Polonisë.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë gol në 45 minutat e parë, pavarësisht disa tentativave dhe shanceve.

Franca ishte dominante në fushë thuajse tërë kohën.

Formacionet zyrtare, Francë – Poloni: Deschamps bën dy ndryshime në përbërje

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Polonisë kanë publikuar formacionet zyrtare para duelit që do të nisë me fillim nga ora 18:00.

Këto dy ekipe kombëtare do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të Grupit D të Euro 2024.

“Gjelat” do të synojnë fitoren për të siguruar kualifikimin nga dy pozitat e para të grupit, ndërsa Polonia do të vihet në kërkim të pikëve të para në këtë garë.

Lajm i mirë për francezët është rikthimi i Kylian Mbappes në formacionin startues, duke zënë vendin e Antoine Griezmann, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Holandës mungoi për arsye se nuk ishte i gatshëm pas thyerjes së hundës ndaj Austrisë.

Nga minuta e parë po ashtu në këtë ndeshje Deschamps ka inkuadruar Bradley Barcolan duke lënë në bankë Marcus Thuram.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Mbappe, Barcola.

Polonia: Skorupski; Kiwior; Dawidowicz, Bednarek; Zalweski, Szymanski, Zielinski, Moder, Frankowski; Urbanski, Lewandowski. /Telegrafi