Në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Ilir Gashi, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka konfirmuar përmbylljen e procesit.
Procesi u zhvillua nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime.
Rifillimi i numërimit u bë me urdhër të Prokurorisë Themelore, pas raportimit të parregullsive që lidhen me numrat serikë të ndryshëm në disa fletëvotime.