Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, “deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%”.
Sipas tij, procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbylluyr ende në 10 QKN-të tjera:
Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).
Ndërkaq, Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:
E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5).
E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21).
E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); dhe 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).
E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 24:00: 23. Istog (60/60); 24. Skenderaj (71/71); 25. Malishevë (72/72); 26. Drenas (60/73); 27. Lipjan (83/83); dhe 28. Pejë (135/135).
Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbylluyr ende në 10 QKN-të tjera: Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).
Afër 85% e votave të numëruara: Pesë më të votuarit e partive politike