Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, kryeson VV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i votave nga të gjitha 47 vendvotimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas numërimit të bërë publik nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje del e para me 18,789 vota, që përfaqësojnë 83.28 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,608 vota ose 7.13 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 1,490 vota, përkatësisht 6.60 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 464 vota, apo 2.06 për qind të votave.

Votimi në përfaqësitë diplomatike është zhvilluar më 6 qershor 2026 në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Nga gjithsej 27,724 shtetas të regjistruar për votim, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 22,860 qytetarë, që përbën 82.46 për qind të pjesëmarrjes.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura përmes postës nga diaspora.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika