Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, të cilët kanë votuar në ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve.

Sipas KQZ-së, numërimi është përfunduar të mërkurën mbrëma në ora 20:30 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas rezultateve, në garën për Prishtinën  me votat e personave me nevoja të veçanta prin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidat Përparim Ramën me 32.04% të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Uran Ismailin që ka 28.18%, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeku, ka 27.62%.

Rezultatet nga ky proces janë publikuar në platformën zyrtare të rezultateve të KQZ-së resultslocal2025.kqz-ks.org, në rubrikën “Rezultatet QNR – Nevoja të veçanta (VPNV)”.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika