Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Uells-Iran

Pamje nga ndeshja





Të gjitha skuadrat kanë luajtur tashmë ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2022 , kështu që tani është koha për raundin e dytë.

Raundi i dytë dhe dita e gjashtë e Kampionatit Botëror, ka filluar me ndeshjen e Uellsit dhe Iranit.

Pjesa e parë e lojës në mes kombëtares iraniane dhe e Uellsit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Sulmuesi iranian, Ali Gholizadeh, në minutën e 16-të kishte arritur të shënoj golin e parë, por, gola u kontrollua nga vari dhe doli të jetë pozicion jashtë loje.

Në pjesën e parë Uellsi dukej se po dominonte më shumë lojën por, rezultati mbeti i njëjtë si në fillim.

Pamje të sulmuesit Ali Gholizadeh pas golit, i cili u anulua më pas

Irani vetëm luajti në pjesën e parë me shumë pasime, njëra ndër to ishte edhe ajo e shënimit drejt rrjetës i goditur nga Gholizadeh.

Sulmuesi Serdar Azmoun, i cili luajti asistoi tek ai, nëse do ta kishte bërë vetë goditjen ndoshta do të ishte goli i tyre i parë për të kryesuar ndaj Uellsit.

Kjo ndeshje është e duelit të Grupit B, më pas në orën 14:00 pritet të ndeshen Katari me Senegalin në kuadër të grupit A. Të dyja ekipet i kanë nga zero pikë dhe radhiten në fundin e grupit.

Kombëtarja e Iranit, aktualisht nuk e ka asnjë pikë për shkak të humbjes nga kombëtarja e Anglisë, kurse Uellsi, e ka vetëm një pikë për shkak të barazimit me ShBA-në.

Aktualisht këtë grup e kryeson Anglia me tri pikë të fituara.

Po ashtu, në grupin A, do të luajë Holanda me Ekuadorin, duke filluar nga ora 17:00, të dyja këto kombëtare i kanë nga tri pikë, dhe do të luftojnë për kryesimin e grupit A.

Kurse loja e fundit e së premtes, do të luhet në mes të ShBA-së dhe Anglisë, duke filluar nga ora 20:00. Anglia aktualisht është në krye të grupit B, me tri pikë, kurse ShBA e ka vetëm një.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika