Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Abdixhiku: Larg një marrëveshjeje eventuale

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se palët janë ende shumë larg arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se për LDK-në është e domosdoshme ruajtja e balancës institucionale.

“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje eventuale…

Për LDK dhe mua nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi dhe të zgjedhet kryetari, kryesia. Sot duhet të ketë seancë. Është përgjegjësi e partisë se parë. Në çështje tjera sa më shume që vonohemi natyrisht që marrëveshja bëhet më e veshtirë.  Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është me shkaktua zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LD-së ka qenë të gjindet zgjidhje jo kush kë po e mund e mashtron e po vonon. Ne këtë pikë me keqardhje të madhe them se jemi në një rrugë që nuk ka zgjidhje”, eklaroi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika