Austria ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 2:0.
Golin e dytë për Austrinë e realizoi Chukwubuike Adamu në minutën e 45+2-të, duke e dërguar topin në rrjetë pak para përfundimit të pjesës së parë.
Pas 45 minutave, Austria shkon në pushim me epërsi prej dy golash ndaj Kosovës.