Përfundon procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në Prizren

Ka përfunduar procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në Prizren, kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj

Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se tashmë ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e tij.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se pjesë e këtij projekti është jo vetëm instalimi i kamerave në vendet kyçe, por edhe plani i detajuar për mirëmbajtjen e tyre.

“Për ta garantuar kështu funksionalitetin e vazhdueshëm dhe efektivitetin e kamerave”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ky sistem modern do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme nëpër pika strategjike të qytetit dhe do të krijojë ambient më të sigurt për të gjithë.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, e cila do ta bëjë vëzhgimin e kamerave të montuara në qytet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika