Përfundon procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë, PDK kërkon të përsëritet votimi

Fiks në orën 14:00, përfundoi i gjithë procesi i numërimit dhe verifikimit të mbi 30 mijë votave, proces që pothuajse e ka definuar emrin e ardhshëm të kryetarit të Mitrovicës Jugore.

Rezultati nuk ndryshon shumë, Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, nga 100% të votave të numëruar prinë me mbi 53%, krahas Arian Tahirit të PDK-së, me gati 47% të votave.

Problemet me shpërputhje të kodit të vendvotimit vazhduan edhe sot.

Fletëvotime që e kishin kodin e një shkolle tjetër janë gjetur në një vendvotim të një fshati tjetër.

Duhet theksuar se nga rreth 75 fletëvotime të tilla, disa janë vota janë për Faton Pecin e disa për Arian Tahirin, por sa është numri i saktë nuk dihet.

Në mesin e të tilla fletëvotimeve që numri serik nuk iu përshtatet me vendvotim,  ka edhe që nuk janë shfrytëzuar fare.

“Këto fletvotime i ka Policia e Prokuroria…”, ka theksuar Bajram Hajdari – Menaxher i QKN-së në Mitrovicën Jugore.

Menaxheri i QKN-së u pyet edhe për pretendimet se në disa fletëvotime ka pasur ose mungesë të vulës ose dy vula. Për këto pretendime ai tha se as nuk kanë informacione e as prova.

Ndonëse shpërputhjen e kodit te fletëvotimeve PDK e cilësoi problem e jo dyshim të bazuar për keqpërdorim, ata e konsiderojnë arsye të mjaftueshme që Mitrovica prapë të shkojë në zgjedhje.

Përfaqësuesit e PDK-së në KQZ paralajmëruan edhe themelimin e një komisioni për verifikim.

Ndryshe prej tyre, nga Lëvizja Vetëvendosje kishte hezitim për folur e pak informacion për të dhënë.

“Nuk kam asnjë informacion absolutisht. Kam qenë dje dhe nuk kam asgjë as nuk kam çfarë të deklaroj, se  nuk jam i informuar”, ka theksuar Sami Kurteshi – Përfaqësues i VV-së në KQZ.

Probleme të ngjashme me rreth 10 fletëvotime janë evidentuar edhe në Gjakovë, ku procesi i verifikimit ka përfunduar të hënën rreth orës 23:00.

Për të gjitha këto fletëvotime, pas një vlerësimi nga organet e drejtësisë, KQZ do të vendosë si të procedojë tutje.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika