Përfundon protesta në Leposaviq

Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini që është duke raportuar nga veriu kanë bërë të ditur se protesta në komunën e Leposaviqit ka përfunduar

Ekipi i RTV Dukagjinit që është duke raportuar në Leposaviq ka konfirmuar se në këtë komunë ka përfunduar protesta e serbëve lokalë, të cilët ishin grumbulluar para objektit të komunës qysh nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës së 19 qershorit.

Kjo protestë ka ardhur pas arrestimit të një serbi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor.

Protestat në këto komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Ndërkaq, më 14 qershor, tensionet u përkeqësuan pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika