Përfundon protesta në Shkup

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë e cila u mbajt në qendër të Shkupit.

Mijëra shqiptarë kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shumë luftëtarë të tjerë në ndalesën e radhës që ishte në Maqedoninë e Veriut, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se kjo protestë mbahet pas asaj në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, akuza për të cilat të katër ish-zyrtarët e lartë janë deklaruar të pafajshëm.

Mijëra protestues në Shkup kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika