Përfundon pushimi dimëror në arsimin parauniversitar, psikologët e vlerësojnë të pamjaftueshëm

Psikologët vënë në dukje se për arritje të mira mësimore, idealja do të ishte pas çdo dy muajve proces mësimor, të ketë një javë pushim për nxënësit

Ilustrim

Pas 4 muajve proces mësimor intensiv, nxënësit në arsimin parauniversitar në shkollat publike realizuan pushimin dimëror prej 5 ditëve.

Këtë formë të mësimit prej 9 muajve mësim me vetëm një javë pushim mësimdhënësit e cilësojnë ngarkesë për nxënës, nga të cilët në fundvit shkollor nuk do të nxjerrin rezultate të kënaqshme mësimore.

Këshilli i Prindërve kërkon që pushimi pranveror të jetë si i tillë e jo proces mësimor.

Derisa psikologët vënë në dukje se për arritje të mira mësimore, idealja do të ishte pas çdo dy muajve proces mësimor, të ketë një javë pushim për nxënësit.

Nxënësit në arsimit parauniversitar për katër muaj radhazi zhvilluan proces mësimor me intensitet, duke punuar edhe për tetë javë edhe ditëve të shtuna. Pushimi dimëror u realizua vetëm 5 ditë, nga 30 janari deri më 3 shkurt të vitit 2023, shkruan RTK.

Zhvillimi i procesit mësimor në këtë formë nga mësimdhënësit cilësohet ngarkesë, dhe arritje jo të kënaqshme të rezultateve.

Drejtues të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kërkojnë nga udhëheqës të Ministrisë së Arsimit që pushimi pranveror të mbahet si pushim për nxënësit e jo proces mësimor.

Psikologët vënë në dukje se arritje të kënaqshme mësimore shënohen të nxënësit, nëse pas çdo dy muajve proces mësimor, pushohet nga një javë.

Në hulumtimin “Mbingarkesa Kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë “ të realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, në sistemin arsimor në Kosovë zhvillohet mësim përgjatë 185 ditëve, derisa pushim prej 13 javëve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika