Përfundon raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Pas nisjes së raundit të dytë të takimit trepalësh në Bruksel, delegacioni serb është larguar nga ndërtesa e BE-së

Delegacioni i Serbisë është larguar nga ndërtesa ku janë mbajtur takimet në Bruksel, në kuadër të dialogut me Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, teksa ka thënë se delegacioni i Serbisë ka “luftuar” për zgjidhje kompromisi.

Para mediave, Petkoviq ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të qëndrojë edhe një kohë në Bruksel.

Ai shtoi se të premtën, me t’u kthyer në Beograd, Vuçiq do të ketë një nga fjalimet, siç e cilësoi ai, më të rëndësishme për publikun.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, shtoi Petkoviq, shkruan REL.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë ditës përfunduan takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Pas këtyre takimeve, pritej që të mbahej edhe një rund i ri trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Pak pas orës 10:30, Kurti dhe Vuçiq zhvilluan raundin e ri të bisedimeve, në prani të Përfaqësuesit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu po qëndron edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pak para takimit trepalësh, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë të enjten se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Borrelli ka shkruar se pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që në takimin e sotëm në Bruksel të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika