Përfundon rrugëtimi i ekipit të Kosovës në CS2 në Kampionatin Evropian të eSports 

Ekipi i Kosovës në CS2 ka pësuar humbje ndaj Lituanisë në fazën çerekfinale, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të eSports që po zhvillohet në Prishtinë. 

Lituanezët ia dolën që këtë seri ta mbyllin me rezultat 2-0 pas triumfit fillimisht në Anubis pastaj në Ancient. 

Pavarësisht atmosferës elektrizuese që mbizotëroi në palestrën ‘1 Tetori’, djelmoshat kosovarë nuk ia dolën që të avancojnë tutje. 

Megjithatë, duhet duartrokitur paraqitja e Kosovës deri në këtë fazë dhe ne u dëshirojmë suksese në karrierat e tyre respektive./Telegrafi

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika