Përfundon seanca e Kuvendit në mungesë kuorumi

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar në mungesë kuorumi

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se pikat e mbetura të seancës së sotme do t’i shqyrtojnë në seancën e radhës.

Në këtë seancë Kuvendi miratoi disa projektligje, përfshirë atë për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, atë për vazhdimin e njohjes së statusit për viktimat e dhunës seksuale, Projektligjin për tekstet shkollore etj.

Ndërsa as në këtë seancë, deputetët e opozitës nuk votuan marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kuvendi nuk ka kuorum, kështu që e mbyllim seancën. Kanë mbetur edhe 4-5 pika”, tha ai.

Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për pronën e paluajtshme, që mundëson faljen e 100 eurove të tatimit për këtë vit, derisa i njëjti projektligj u përcoll me debate të shumta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika