Përfundon seanca ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre (VIDEO)
Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri infermiereve të cilat dyshohen se e kanë keqtrajtuar një grua në Qendrën për të Moshuar në Pejë “Orenda”. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimin për të tri të dyshuarat të cilat janë të përfshira në rrahjen e së moshuarës. Pas përfundimit të seancës […]





Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri infermiereve të cilat dyshohen se e kanë keqtrajtuar një grua në Qendrën për të Moshuar në Pejë “Orenda”.
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimin për të tri të dyshuarat të cilat janë të përfshira në rrahjen e së moshuarës.
Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as nga prokuroria e as nga avokatët mbrojtës. Vendimi i trupit gjykues pritet të bëhet publik në orën 20:00.
Lajmi në përditësim…




















