Përfundon shitja e Chelsea-t për 4.25 miliardë paund

Ka përfunduar shitja e Chelsea-t për 4.25 miliardë paund tek një konsorcium i udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly

Udhëheqësi i konsorciumit, investitori amerikan Todd Boehly

Në muajin mars klubi i Chelsea u vu në shitje në muajin mars para se pronari i mëparshëm, Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Chelsea po funksiononte nën një licencë të veçantë qeveritare e cila do skadojë më 31 maj.

Boehly tha në një deklaratë se ai ishte “i nderuar” dhe dëshirontë t’i bënte fansat “krenarë”.

Konsorciumi i tij luftoi me njëmbëdhjetë rivalë për t’u bërë pronarë të rinj, në procesin e shitjes që filloi më 2 mars dhe përfshinte më shumë se 250 kërkesa.

“Ne jemi të gjithë -100% – në çdo minutë të çdo ndeshje. Vizioni ynë si pronarë është i qartë: ne duam t’i bëjmë tifozët krenarë”, ka thënë Boehly, transmeton BBC.

“Së bashku me angazhimin tonë për të zhvilluar skuadrën e të rinjve dhe për të fituar talentin më të mirë, plani ynë i veprimit është të investojmë në klub për një afat të gjatë dhe të ndërtojmë historinë e jashtëzakonshme të suksesit të Chelsea”, shtoi ai.

Ndër të tjera investitori ka falenderuar minsitrat dhe zyrtarët në qeverinë britanike dhe Premier League, për punën e bërë dhe realizimin e saj.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e cila tha të mërkurën e kaluar se mund të lëshojë një licencë për shitjen e klubit, nuk dëshiron që Abramovich të marrë asnjë të ardhur nga shitja, e cila në vend të kësaj do të shkojë në një llogari bankare të ngrirë për t’u dhuruar për bamirësitë që mbështesin viktimat e luftës në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika