Përfundon subvencionimi i energjisë elektrike për ata që e kanë kursyer

FOTO: EO

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për qytetarët që e kanë kursyer atë teksa ka theksuar se do të vazhdojë mbështetja për familjet në nevojë.

Për këtë, ai tha se janë paraparë edhe 25 milionë euro mbështetje për familjet në nevojë, në mënyrë që të lehtësohet barra e faturave të energjisë elektrike.

Sipas tij, ka pasur një vetëdijësim të hatashëm të qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, gjë që siç tha ai, ka rezultuar që të ketë përfitues të gjithanshëm.

“Sot ose nesër qytetarët do ta pranojnë subvencionimin dhe kjo do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit e cila ka qenë pra për periudhën e sezonit dimëror të këtij viti. Do të ketë edhe masa të tjera të parapara me pakon mbështetëse të BE-së. Janë paraparë edhe 25 milionë euro mbështetje për familjet e cenueshme apo në nevojë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të lehtësohet barra e faturave të energjisë elektrike për ta”, tha Murati në konferencë për media, shkruan KP.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, tha se kanë paraparë mbështetje në vazhdimësi.

“Pakoja jonë përfshin edhe masa specifike për të mbështetur familje të cenueshme dhe shpresojmë që kjo të jetë e disponueshme që të jetë e mundur. E që sistemi energjetik i Kosovës të jetë i qëndrueshëm duhet të shikojmë se çfarë masash duhet marrë dhe se si t’i zbatojmë ato. Qeveria e Kosovës duhet të miratojë një plan të zbatimit dhe ne të shkojmë në atë drejtim muajve dhe viteve në vazhdim”, tha ai.

Ndryshe, subvencionimi i energjisë elektrike për muajt shtator, tetor, nëntor është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa për muajt dhjetor, janar, shkurt dhe mars është mbuluar nga fondet e Bashkimit evropian, në vlerë prej 15 milionë eurosh.

Ndërkaq më 1 prill ZRrE-ja ka bërë të ditur se energjia elektrike është shtrenjtuar për 15 për qind.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika