Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it ka përfunduar, por ambasadorët nuk janë deklaruar për media në lidhje me atë se çfarë është diskutuar në këtë takim

FOTO:KP

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Takimi me diplomatët e akredituar në Kosovë është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë dhe në fund të tij nuk ka pasur deklarime për media, raporton KP.

Diskutimi i Kurtit me ambasadorët vjen vetëm një ditë pasi në Kosovë ka qëndruar për vizitë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Të enjten në mëngjes, Lajçak ka takuar Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ndërsa më vonë ka qëndruar në Mitrovicë, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza, pastaj me politikanë serbë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai ka deklaruar se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm me Kurtin, për rrugën përpara në procesin drejt normalizimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika