Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Takimi mes kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it ka përfunduar, Tutje njoftohet se në Mbledhjene Qeverisë, kryeministri Kurti do të flasë për targat ilegale serbe

Kryeministri Kurti dhe ambasadorët e QUINT-it





Ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin Kurti, të premten e 28 tetorit, tri ditë para se të skadojë afati për konvertimin e targave ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Tashmë ambasadorët kanë dalur nga ndërtesa e qeverisë, por nuk janë prononcuar për medie, transmeton RTK.

Njëkohësisht, gjatë kësaj të premte pritet që në Mbledhjen e Qeverisë kryeministri Kurti të flasë për targat ilegale serbe.

Ndërsa, Kurti është shprehur se gjatë pasditës së sotme do të deklarohet për çështjen e konvertimit të targave dhe ndalesën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Beograd.

Kryeminsitri Kurti gjatë marshit tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, të premten e 28 tetorit ka theksuar se për çështjen e targave dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasin në ndërtesën e qeverisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika