Përfundon takimi i Kurtit me kabinetin qeveritar, nuk flasin për media

Pas bastisjeve të Policisë së Kosovës dhe tre të arrestuarve të dyshuar në keqpërdorimet e rezervave shtetëre, Kurti është takuar me kabinetin qeveritaj të tij. Takimi ka përfunduar dhe asnjë detaj nuk është dhënë për media

Pas më shumë se një orë ka përfunduar takimi në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij.

Ministrat kanë filluar të dalin nga zyra e kryeministrit pa dhënë detaje.

Njësoj është larguar edhe Ministrja Hajdari. Shkarkimi i kësaj të fundit është kërkuar nga opozita pas arrestimeve që ndodhen në dikasterin ku ajo udhëheq.

Ndryshe, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në mëngjesin e premtes në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit, e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika