Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas më shumë se dy orësh diskutime.
Takimi, i cili nisi në orën 18:00, u zhvillua në Kuvendin e Kosovës në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe zhbllokimin e procesit institucional.
Pas përfundimit të takimit priten deklarimet e Kurtit dhe Abdixhikut për media, ku pritet të bëhet e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Para takimit, Kurti kishte deklaruar se diskutimet do të mbaheshin konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Abdixhiku nuk kishte pranuar të deklarohej për media.
Në takim, Kurti ishte i shoqëruar nga Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati, ndërsa Abdixhiku nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Kurti para takimit me Abdixhikun: Gjithmonë pres më të mirën