Përfundon takimi Kurti – Vuçiq
Ka përfunduar takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në Bruksel sonte rreth orës 21:00 është përfunduar raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, gjatë të cilit është miratuar Deklarata për Personat e Zhdukur dhe është prezantuar draft-statuti i Asociacionit të Komunave […]
Ka përfunduar takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në Bruksel sonte rreth orës 21:00 është përfunduar raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, gjatë të cilit është miratuar Deklarata për Personat e Zhdukur dhe është prezantuar draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një deklaratë për media pas takimit, Vuçiq ka deklaruar se është e qartë se Kosova nuk do ta përmbush obligimin e saj për formimin e Asociacionit.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti nuk ka dhënë akoma një deklaratë për media.















