Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq kërkon formimin e Asocacionit të Komunave

Në Rashkë ka përfunduar takimi i drejtorit së ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me përfaqësuesit e Listës Serbe. Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se ky asociacion do të normalizonte raportet Kosovë-Serbi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe ministri për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq

“Qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë”, e këtë e ka quajtur të papranueshme, drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas përfundimit të takimit të tij me përfaqësuesit Listës Serbe, raporton Kosova Online.

Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se Asociacioni do të normalizonte raportet Kosovë-Serbi.

Ai është shprehur se Beogradi do të vazhdojë të lëshojë të gjitha dokumentet për qytetarët e tij si më parë.

“Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë dhe synon të dëbojë serbët nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Ai po ashtu ka thënë se mesazhin e presidentit Aleksandar Vuçiq ua ka përcjellë përfaqësuesve të serbëve nga Kosova, të cilët i kanë kërkuar që ta ruajnë paqen dhe të mos bien në provokimet e Kosovës.

Petkoviq po ashtu ka thënë se ka dëgjuar pa mëdyshje nga të gjithë përfaqësuesit e serbëve në takim kërkesën e tyre për formimin e Asosacionit të Komunave Serbe.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishte kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq e Dalibor Jevtiq, shkruan Kosovo Online.

Takimi ishte mbyllur për publikun, dhe mediat janë lejuar vetëm të bëjnë foto nga fillimi i takimit.

Ndryshe, vendimi i cili parasheh zëvendësimin e targave në targat zyrtare të Republikës së Kosovës do të hyjë në fuqi nga e hëna e një gushtit.

Qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe njëherësh, për t’i bashkërenduar aktivitetet ndërinstitucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se nga e hëna e një 1 gushtit, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i marrë më 29 qershor, vendim ky i cili parasheh fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletëdeklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë.

Ky afat është shtyrë deri më 31 tetor të këtij viti.

Ndërkaq, pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, është lëshuar alarm në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë, “ka pasur bllokadë rrugore në Zubin Potok afër Varag dhe Rudar. Lajme të rreme janë shpërndarë në komunë që do të bllokohen nga njësitë speciale, e cila absolutisht nuk është e vërtetë, dhe s’ka qëllime të tilla”.

Petkoviq nis takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Rashkë

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika