Përfundon takimi Osmani-Escobar, emisari amerikan nuk pranon të deklarohet për media (VIDEO)

Takimi më shumë se një orësh i presidentes Osmani dhe emisarit amerikan, Gabriel Escobar ka përfunduar por emisari amerikan nuk ka pranuar të deklarohet për media, ani pse shumë gazetarë i janë drejtuar me pyetje rreth takimit

Presidentja Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ka përfunduar takimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ka zgjatur më shumë se një orë por emisari amerikan, Escobar nuk ka pranuar të prononcohet për media, ani pse shumë gazetarë i kanë parashtruar pyetje.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ndërkaq në mbrëmje, emisari amerikan, Escobar pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takimin e fundit në nivel të krerëve shtetërorë nga Kosova e Serbia, i cili kishte zgjatur më shumë se pesë orë, nuk kishte pasur marrëveshje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kishte thënë se përkundër mundësisë për një marrëveshje, dialogu duhet të vazhdojë ditëve në vijim.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika