Përgjatë 22 muajve të fundit, janë realizuar mbi 3 mijë emërime të reja në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se përgjatë 22 muajve, janë realizuar shtatë procese të gradimit dhe emërimit të ushtarakëve të FSK-së, me numrin prej rreth 1 mijë gradimesh dhe mbi 3 mijë emërime të reja

Ilustrim

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), përgjatë 22 muajve, janë realizuar 7 procese të gradimit dhe emërimit të ushtarakëve të FSK-së, me numrin prej rreth 1 mijë gradimesh dhe mbi 3 mijë emërime të reja.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se një ndër objektivat e tij operacionale është edhe avancimi i sistemit të qëndrueshëm të menaxhimit të karrierës sipas kritereve dhe standardeve më moderne të menaxhimit të karrierës së ushtarakëve.

“Ndër objektivat e mi operacional, përveç tjerash, është avancimi i sistemit të qëndrueshëm të menaxhimit të karrierës sipas kritereve dhe standardeve më moderne të menaxhimit të karrierës së ushtarakëve tanë në të gjitha rangjet, profilet dhe nivelet”, ka shkruar Mehaj.

“Proceset e avancimit dhe emërimit mbi bazën e njohurive, shkathtësive, aftësive dhe përvojës së ushtarakëve janë thelbësore për ruajtjen dhe forcimin e moralit ushtarak dhe gatishmërisë efektive operacionale të forcave”, ka shkruar tutje Mehaj.

Ministri Mehaj ka theksuar se janë në rrugën e duhur për avancimin e sistemit aktual, “sikur secilin projekt tjetër deri më tani”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika