Del audio-incizimi i dytë i Bedri Shabanit, konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s

Në përgjimin e dytë që sjell “The Geopost”, kosovari Bedri Shabani, i arrestuari nën dyshimet për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosiq, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.

Sipas bisedës, siç raporton “Geopost”, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.

Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosiq ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janicijevic-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.

Gjatë bisedës, merret vesh se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste.

Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato.

Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosiq i përgjigjet me “jo”.

Ndryshe, më 6 qershor, Geopost e ka publikuar një audio-incizim, ku dëgjohen duke biseduar Srdjan Rosiq dhe Bedri Shabani, i arrestuar si bashkëpunëtor i BIA-s serbe.

Megjithëse, audio në disa pjesë është e censuruar, aty kuptohet qartë se Bedri Shabani, i dyshuar për bashkëpunëtor të shërbimit serb të inteligjencës, kërkon që BIA t’i ndihmojë atij dhe njerëzve të tij që ta kryejnë një punë.

“Çka mendon? Do t’i pyesësh ata tuajt, ta shtyejnë këtë apo do të flenë?”, i ka thënë Shabani oficerit të BIA-s.

Ndërsa, Rosiq i thotë se “do ta shtyejnë, porse paksa janë … presin të zgjohen…”

Më tej, Shabani thotë se duhet vepruar asisoj, që dikush tjetër ta ngacmojë tërthorazi, e më pas ne t’ia vëmë benzinën dhe të marrë flakë edhe më shumë”.

Kush është Srdjan Rosiq?

Srdjan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb.

Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb, Slobodan Millosheviq, në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Srdjan Rosiqin.

Ai përgjigjet se Srdjan Rosiq në atë kohë ( sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.

Linku i seancës gjyqësore në rastin kundër Millosheviqit ku përmendet edhe Srdjan Rosiq.

Del audio e bisedës së të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani me oficerin e BIA-s serbe

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika