Ndihmës sekretari i Përgjithshëm për Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.

Jenca ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm për Evropë i OKB-së tutje ka thënë se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai në rrjetin X.

In Pristina, I also met with @EmilijaRedzepi and @BislimiBesnik. We discussed the latest developments in EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue that UN supports. Stressed the importance of mutual trust among all communities and respect for human rights of all in Kosovo. pic.twitter.com/1mbhiENf7o

— Miroslav Jenča (@JencaMiroslav) June 22, 2024