Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Ambasada Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë të dielës së 13 nëntorit do të organizojë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë ceremoni do të kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR). Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se […]
Ambasada Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë të dielës së 13 nëntorit do të organizojë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë ceremoni do të kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR).
Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se “Pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, do të përkujtojmë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike”.
Ngjarja zhvillohet tek sheshi “Edit Durham”, në qendër të Prishtinës, duke filluar nga ora 10:30.















