Përkujtohen Fehmi dhe Xhevë Lladrovci nga liderët e opozitës

Liderët e partive opozitare kanë përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24 vjetorin rënies se tyre heroike për lirinë e Kosovës

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci





Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në përvjetorin e rënies heroike të tyre.

Haradinaj ka treguar se dëshmorët me vdekjen e tyre për lirinë e Kosovës janë bërë bazamenti i shtetësisë së Kosovës.

“Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave”.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, Ramush Haradinaj.

“Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka përfunduar ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë Kosova e ka një shembull se si sakrifikohet për atdhe.

“Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Ketë vlerësimi e ka dhënë i pari i PDK-së në 24 vjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Ai ka përfunduar duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci”.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika