​Përkujtohet 24-vjetori i vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Kastrati në Pejë

Të dielën e 28 majit, janë bërë 24 vjet nga krimi makabër në familjen Kastrati në Pejë, ku pesë anëtarët e kësaj familjeje, Sokol (Çelë) Kastrati, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinji i tyre, Hasan (Emrush) Muratagiqi janë vrarë mizorisht nga dora makabre serbe.

Përfaqësues të institucioneve, bashkë me familjarë e dashamirë të familjes Kastrati sot bënë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.

Lendita Kastrati-Kelmendi, vajza e dëshmorit Sokolit, e po ashtu edhe dëshmitare e ngjarjes u shpreh krenare me të rënët për liri, shkruan KP.

Kastrati kujtoi 28 majin e vitit 1999-të si një ditë të tmerrshme për familjen e saj dhe gjithë vendin, derisa uroi që i njëjti krim të mos përsëritet asnjëherë.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Po ashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me rastin e 24-vjetorit të krimi makabër në familjen Kastrati, u çmua kontributi i kësaj familjeje për çlirimin e vendit.

Ndërkohë, vajza e dëshmorit Valdet Kastrati, Tringa, botoi sot librin me poezi dedikuar babit të saj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika