Përkundër rrezikshmërisë së lartë, Policia e Kosovës ende pa sigurim shëndetësor

Foto ilustruese

Zyrtarët policorë të Kosovës rrezikohen vazhdimisht për ta siguruar një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës. Përkundër këtij rreziku, ata nuk kanë ende sigurim shëndetësor. Nëse nuk do të mjaftonte kjo, atyre nuk po i paguhen shtesat e rrezikshmërisë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Ymer Zeqiri, ka thënë se secili zyrtar policor e ka obligim të ndërhyjë edhe jashtë orarit të punës në rast rreziku.

Ai tha se nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar që shtesat të jenë siç kanë qenë në të kaluarën.

“Që nga muaji shkurt, 4 muaj shtesat e rrezikshmërisë nuk i kanë marrë policët. Të gjithë zyrtarët policorë të uniformuar që kanë autorizime policore, janë të rrezikuar gjatë detyrës, pa marrë parasysh ku janë në veri apo jo. Secili zyrtar në rast se has në incident, ka obligim ligjor të veprojë, pa marrë parasysh a është në orar apo jo. Në asnjë mënyrë shtesat e rrezikshmërisë nuk do të duhej të ndërpriteshin, edhe pse MPB dhe MF janë duke punuar që ta bëjnë policinë të vendosin se në çfarë forme të jetë shtesa e sigurisë. Ne e kemi hartuar listën dhe ne nuk kemi kërkuar më shumë sa i kemi pasur”, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se në takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar të krijohet një sigurim shëndetësor alternativ për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

“Jemi pa sigurim shëndetësor që nga themelimi i Policisë së Kosovës. Si sindikatë kemi adresuar disa kërkesa, kemi mbajtur takim me Sveçlën, kemi kërkuar të kemi sigurim alternativ shëndetësor sepse është i nevojshëm”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika